VIDEO/ Rritet numri i të rinjve që studiojnë jashtë vendit, Bekteshi: Ndërhyrja e politikës në universitete ka ndikuar në mos zhvillimin normal të tyre…

Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi. Çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit.

Pedagogu Adem Bekteshi e sheh me shqetësim këtë fenomen, për ta kjo përbën rrjedhje të trurit, pasi vendit në terma afatgjatë, siç shprehen ai, do t’i mungojë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë. Bekteshi thote se nderhyrja e politikes ne universite ka ndikuar ne mos zvillimin normal te tyre ndersa mendimi per kthimin e unversitetve rajonale ne qendra kerkimore eshte shume I gabuar.

Sipas studiusve, arsyet e prirjes së lartë të të rinjve për t’u arsimuar dhe punësuar jashtë vendit janë komplekse, duke filluar nga cilësia e mësimdhënies në universitete, mungesa e meritokracisë dhe tregut të punës, korrupsioni, pagat e ulëta sa ¼ e pagës mesatare në vendet e BE, por dhe disa reflektime të tjera të shoqërisë shqiptare.