Pse nxiton Rama me Paketën e Maleve n’Theth dhe në gjithë simotrat dhe sivllezërit e Thethit…

Shpërndaje

Nga Imeldi Sokoli

Pse nxiton Rama me Paketën e Maleve n’Theth dhe në gjithë simotrat dhe sivllezërit e Thethit…

Zona e Thethit ban pjesë në Parkun Kombëtar të Alpeve e ndërtimi dhe zhvillimi i pronave me paketën e maleve në zonat e mbrojtura normalisht do të duhej të krijonte përplasje me ligjin e Zonave të Mbrojtuna i cili po ashtu duhet të anullohet sepse thjeshte lejon ndërtimin edhe të resorteve po ti teket në kto zona që vetem emrin kanë të mbrojtuna…

Pra në konkluzion nga njëra anë kemi gijotinën nga ana tjetër kemi prenë. Në këtë pikë si ndërtimi me paketën e maleve në zona te mbrojtura si Thethi si rasti i Rrjollit si rasti i Zvernec-Nartës kanë të njejtën pre- mos mundësinë e mbrojtjes së zonave të mbrojtuna.

Rama nxiton në shfrytëzimin e kësaj dritareje ligjore të porositun deri në rishikimin e ligjit të zonave të mbrojtuna (kusht i panegociushëm i BEs) por nuk e kupton që kostoja e këtyre veprimeve mund ti kushtojë integrimin e Shqipërisë në BE sepse kto inisiativa kompromejtojnë vazhdimsinë e habitateve.

Rama përmendi Rrjollin si konflikt pronësie por nuk guxoj të përmend Rrjollin si zonë e mbrojtur sepse konflikti i vërtetë është lejimi i ndërtimit në zonë të mbrojtun…

Për mos të folur më pas për inskenimin përshtjellues të takimit në Theth si rikthim i xhelatit tek vendi i krimit. Kjo ardhje e Ramës me një ‘ofertë re’ për Thethianët në fakt asht justifikimi ma i fortë për Thethin që ndërtimet e viletat që ju shembën fiks para 1 viti ishin shembje politike sepse si rezultati i këtyre ndërtimeve të shembura si rezultati i ndërtimeve të paketës së maleve në territor është i njejtë për të mos thanë që paketa e maleve do ti rrezikojë të ardhmen Thethit sepse me paketën e maleve ka edhe përfitime të parcelave me 20 apo 30 mije metër katror 🙃

Shpërndaje