Efektivi i Policisë sulmohet me sende të forta në Shkodër…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku një punonjës policie është dhunuar.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Identiteti i tyre ende nuk dihet.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, si dhe për të identifikuar autorët. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Informacion i përditësuar:

Mësohet se efektivi i Policisë ka qenë jashtë orarit të shërbimit në momentin e incidentit. Sipas të dhënave paraprake, ai është përfshirë në një konflikt fizik me një person tjetër, ku është goditur me grushte dhe ka mbetur i lënduar.

Rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet e konfliktit pritet të sqarohen nga hetimet.

Shpërndaje