VIDEO/ Edhe në Shkodër maturantët dalin në protestë: Unë e para bojkotoj provimet

Edhe në Shkodër është zhvilluar një protestë pasditen e sotme për shkak të debatit që është hapur për tezën e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërkohë që disa prek të rinjve thonë se do të grumbulloheshin më shumë por ushtrohet presion.

Një maturante shprehet se duhet të kishte më shumë pjesmarrje ndërsa shtoi se ishte e zhgënjyer duke paralajmërur se do të ishte e para që do të bojkotonte provimet deri kur testet e bërë dy ditë më parë të rivlerësohen.

Prej dy ditësh maturantët kanë nisur protestat përpara ministrisë së Arsimit kundër provimit të gjuhës shqipe.

Maturantët kanë përgatitur një material mbi konstatimet dhe ankesat e tyre ndaj hartimit të tezës së provimit kombëtar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Bërthamë drejtuar ministrisë së Arsimit ku kanë ilustruar me pyetje konkrete nga teza e provimit kombëtar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më datën 11.06.2020.