VIDEO/ 31 mijë maturantë rikthehen në shkolla nën masa strikte anti-COVID

Ditën e sotme 31 mijë maturantë do të rikthehen në bankat e shkollës për të vijuar me përgatitjet e nevojshme për provimin e maturës. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaroi dje se të gjitha shkollat janë gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë.

Ashtu siç është bërë e ditur më përpara, mes datave 18 maj- 5 qershor, 2020 do të ketë një hapje të pjesshme vetëm për maturantët.

Gjatë kësaj kohe, ata do të zhvillojnë lëndët që janë provime, ku përsëriten temat që u përkasin provimeve kombëtare sipas programit orientues, pa përfshirë pjesën e programit për temat që janë marrë gjatë mësimit në kushte të shtëpisë.

Nxënësit dhe stafi mësimor do të ndjekin protokolle strikte për hyrje-daljet në ambientet e shkollës, lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës dhe respektimin e distancimin social dhe fizik mes nxënësve dhe mësuesve gjatë zhvillimit të mësimit.