Specialisti i futbollit Rudi Vata, që më herët ka mbajtur shiritin e kapitenit të kombëtares kuqezi, ndërkohë që ka drejtuar si trajner skuadrën kuqeblu, pati komentuar për RTSH Shkodra pragndeshjen e parë të Konferencë Ligë, Linfield-Vllaznia, ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe tani për pragndeshjen e dytë. Fillimisht, Vata flet për ndeshjen e parë luajtur në Belfast.
Në vijim, Vata flet edhe për pragsfidën e dytë, duke pasur besim se stafi do të bëjë ndërhyrjet e duhura në formacion në mënyrë që Vllaznia të sigurojë kualifikimin.Ndër të tjera, Vata, shpreson që edhe tifozëria shkodrane do ta mbështesë skuadrën në këtë ndeshje.Ndeshja, Vllaznia-Linfild, luhet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:45.