
Vllaznia i ka dhënë lamtumirën UEFA Conference League që në raundin e parë, pasi u mposht me rezultatin e rëndë 5-0 nga Malisheva në ndeshjen e kthimit, të luajtur në Kosovë. Edhe pse e fitoi sfidën e parë në Shkodër me rezultatin 2-1, skuadra shkodrane nuk arriti ta ruante avantazhin, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 6-2.
Ekipi vendas ishte dukshëm superior gjatë gjithë takimit. Kreshnik Uka realizoi dy gola, në minutat 34′ dhe 52′, ndërsa Dzemal Ibishi shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë (45+2′). Arbnor Veliu thelloi diferencën në minutën e 57-të, ndërsa Krenar Dulaj vulosi fitoren me golin e pestë në minutën e 90-të.
Vllaznia nuk arriti të gjejë ritmin e lojës dhe regjistroi një nga paraqitjet më zhgënjyese në arenën europiane në vitet e fundit, duke mos krijuar mundësi reale për të përmbysur situatën. Me këtë sukses bindës, Malisheva avancon me meritë në turin e dytë të UEFA Conference League, ndërsa kuqeblutë e mbyllin shumë shpejt rrugëtimin e tyre në Evropë.




