Përkujtohet në Shkodër 13 Dhjetori i vitit 1990/ Demonstrata e 13 dhjetorit, e para protestë antikomuniste në vendin tonë…

Shpërndaje

Pjestare te shoqates antikomuniste 13 dhjetori 1990, anetare dhe simpatizante te partive te djathta, perkujtuan demonstraten e pare antikomuniste .

13 dhjetori i 1990-ës ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan bustin e dikatorit Enver Hoxha.

Sot pas 32 vitesh, lëvizja e 13-dhjetorit perkujtoi ate dite, ndersa ne fillim te kesaj ceremonie u mbajte nje minute heshtje ne nderim te ndarjes nga jeta pak dite me pare te ish kryeatarit te kesaj shoqate Luigj Curri, dhe pastaj u vendosen kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër.

Nderkohe gjatë ceremonisë që u zhvillua në përkujtim të 13 dhjetorit 1990, pjesemarresit ne ate ngjarje risollën në vemendje ato momente të vështira që kontribuan për të sjellë demokracinë në Shqipëri.Ndersa pjesemarresit e asaj ngjarje shtojne se kane keqardhje qe pas 32 vitesh demokraci njerzit vijojne te largohen nga shqiperia pasi nuk shohin te ardhme.

Demonstrata e 13 dhjetorit eshte cilesuar si e para proteste antikomuniste ne vendin tone. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona.

Shpërndaje