Zjarret në Shkodër/ Kryebashkiaku Spahia debaton me prefekten Angoni…

Situata e krijuar nga zjarret në Shkodër mbetet prob;ematike ,sidomos në fshatin Bërdicë, ku flakët kanë djegur tri banesa .

Pavarësisht ndërhyrjeve të focave zjarrëfikëse ,situata në disa zona ende nuk është vënë nën kontroll.

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni,është shprehur se, përveç Bërdicës, situata paraqitet e vështirë edhe në zonën malorë të fshatit Vilëz.

“Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerzve dhe e banesave të tyre. Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë”, është shprehur Angoni.

Nga ana tjetër,kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ,ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri, atje ku është e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit,si dhe ka bërë thjirrje që qeveria të jetë më prezente.

“Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezente”, ka thënë Spahia./rtshshkodra/