Universiteti i Shkodrës prezanton ofertën akademike në Panairin “Work & Study” në Lezhë…

Shpërndaje

mori pjesë në Panairin “Work & Study” të organizuar në , ku prezantoi para maturantëve të qarkut ofertën akademike dhe risitë për vitin e ardhshëm universitar.

Në stendën e universitetit, rektori i institucionit, i shoqëruar nga pedagogë dhe përfaqësues të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët dhe Publikun, mirëpriti dhjetëra maturantë të interesuar për programet e studimit dhe mundësitë që ofron universiteti.

Gjatë prezantimit u theksua se universiteti ofron gjithsej 74 programe studimi në tre ciklet e arsimit të lartë. Sipas drejtuesve të institucionit, maturantët nga Lezha kanë qenë tradicionalisht pjesë e rëndësishme e historisë dhe suksesit të këtij universiteti ndër vite.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua programeve të mësuesisë, të cilat konsiderohen ndër më tradicionalet dhe më të konsoliduarat, duke luajtur rol të rëndësishëm në përgatitjen e mësuesve në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit u prezantuan gjithashtu programet e studimit në gjuhën angleze dhe strategjia e ndërkombëtarizimit, e cila synon zgjerimin e bashkëpunimeve akademike dhe rritjen e mobilitetit të studentëve dhe pedagogëve.

Po ashtu, u prezantuan edhe shërbimet që ofrohen për studentët, si menca universitare, konvikti, karta e studentit dhe shërbimet në bibliotekë, me synimin për të krijuar kushte më të mira për jetën akademike.

Sipas drejtuesve të universitetit, institucioni synon të vijojë reformat akademike dhe teknologjike duke integruar në procesin mësimor zhvillimet më bashkëkohore, përfshirë edhe aplikimet e inteligjencës artificiale.

Panairi “Work & Study” do të vijojë edhe në , ku Universiteti i Shkodrës do të prezantojë sërish ofertën e tij akademike për maturantët e rajonit.

Shpërndaje