Universiteti i Shkodrës edhe këtë javë në shërbim të studentëve. Kuka: Jemi në shifra të kënaqshme, 34 doza për 3 ditë

Edhe këtë javë, 3 qendra vaksinimi do të jenë në shërbim të studentëve për tu vaksinuar pranë fakulteteve të Universitetit të Shkodrës.

Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Suida Kuka, bën me dije se në këto 3 ditë të parë të vitit të ri akademik janë vaksinuar 34 studentë.

Kuka u ndal për të folur edhe për vaksinimin e pjesës tjetër të popullatës në Shkodër, teksa theksoi se jemi në shifra të kënaqshme.

E pyetur për përdorimin e dozës së tretë, ajo tha se është shumë herët për të folur për këtë.

“Javën e kaluar janë kryer 56 vaksinime në total, ndërsa këtë javë në ditën e tretë janë kryer 34 doza. U kemi lënë në dorë studentëve të zgjedhin vaksinën.

Ne do vazhdojmë të jemi këtu në mënyrë që të jemi në dispozicion të studentëve, sa i përket komplet qarkut kemi shifër të lartë vaksinimi, tani kemi nisur derë më derë në mënyrë që të arrijmë vaksinimin total.

Më bashkëpunues në këtë process janë moshat 30+ dhe ato të moshuarit”-tha Kuka.