U zgjodh në krye të PS Shkodër, vjen mesazhi i Mirela Dodaj: Ky është një moment i rëndësishëm në jetën time…

Ky është një moment i rëndësishëm në jetën time që dua të ndaj me ju miq 🤗

Besimi që më dhanë anëtarët e Partisë Socialiste,

Besimin që më dha komisioni drejtues për zgjedhjet në Partinë Socialiste 🌹

Jam e lumtur, por nga ana tjetër e ndjej përgjegjësinë e madhe që ju më keni dhënë bashkarisht për të qënë në krye të familjes tonë 🌹

Drejtimi i Partisë Socialiste nuk është i thjeshtë,përkundrazi shumë sfidues por me forcën e një gruaje,energjinë e një të riu,maturinë e një nëne,kontributin e një anëtari partie disavjeçar dhe eksperiencën e një drejtuesi(menaxhuesi),çdo përballjeje mund t’i dilet mbanë.

Jam e ndërgjegjshme që Partia Socialiste Shkodër ka ecur para dhe ka bërë hapa shumë pozitiv . Besoj që kam energjinë,vizionin dhe vullnetin për t’iu përgjigjur kësaj sfide jam e gatshme të marr përgjegjësinë e madhe dhe nderin të drejtoj Partinë Socialiste Bashkia Shkodër.

Jam e lumtur për besimin, ndërkohë që rruga jonë nis që sot për të ecur përpara me vizionin dhe çdo sfidë që na del përpara.

Të gjithë bashkë do t’ia dalim 🤗

Faleminderit të gjithëve 🤗🌹🥰

Mirela Dodaj