Të gjithë me syze të zeza si Sali Berisha në 32-vjetorin e themelimit të PD, shikoni videon…

Mes urimeve dhe mesazheve politike Partia Demokratike organizoi sot ceremoninë e 32 vjetorit
të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri.

Kryetari i PD-së u shfaq me syze të zeza për të fshehur shenjat e nxirjes së shkaktuar nga goditja me grusht e 31 vjeçarit Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit.

Deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi por dhe anëtarë të tjerë vendosën të bënin një foto kujtim, të gjithë me syze të zeza, në shenjë kjo dhe solidariteti për doktorin.