Shkodër/ 450 arsimtarë të pa vaksinuar, Halili: Nuk do lejohen në auditore, vetëm me PCR…

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pa vaksinuar! Drejtorja e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Xheni Halili thote se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pa vaksinuar

Sa i takon studentëve Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë. Pritet per tu pare ne ditet vijuese se si do te procedohet me arsimtaret qe nuk do i nenshtrohen kryerjes se vaksines. Tv1 channel