Shkodër, 1798 maturantë i rikthehen shkolles. Osja: Pjesa tjeter vleresohet nga rezultatet e shkolles dhe procesit online…

0
124

1798 maturante nen juridiksionin e zyres arsimore Shkoder do te rikthehen ne bankat e shkolles nga data 18 maj deri me 5 qershor. 17 prej tyre vijne nga zona te largeta per te cilet po punohet mbi menyren sesi do te sigurohet transporti.

Blediana Osja drejtore e zyres vendore te arsimit thote se pritet qe keto maturante te shkojne tek shkollat me te aferta, ndersa provimet i japin prane gjimnazeve ne Shkoder! Situata nuk ka ndikuar per maturantet qe duan te studiojne jashte, pasi procedurat aplikuese mbesin te njejtat.

Pjesa tjeter do te perfundojne vitin shkollor me rezultatet e arritura ne shkolle dhe pjesen e mesimit online.

Osja apelon drejt maturanteve qe te mos neglizhojne situaten, por te behen pjese e nje procesi serioz per te arritur rezultate te larta, ashtu sikurse i ka hije shkodres, edhe ne kete situate pandemie.

PËRGJIGJU