Rrëzohet rezoluta që dënon genocidin në Srebrenicë. Berisha: Shqipëria s’ka pasur kurrë një antishqiptar si Rama, skllav i Vuçiç…

Kuvendi nuk miraton rezolutën për dënimin e genocidit që njeh genocidin e Srebrenicës

Me 15 vota pro dhe 51 kundër rezoluta nuk u miratua.

“Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria, një antishqiptar si Edi Rama nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi jetët e djemve e fëmijëve të pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat mbi jetën e qindra mijëra shqiptarëve që në genocidin ciklik serb ranë për tu bërë të pavdekshëm. Çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh.  Çfarë mund të presësh nga një kryetar i organizatës kriminale skllav i Aleksandër Vuçiç. Si mundet të silleni si kope?!” tha Berisha.

Në replikë ndaj akuzave të kreut të grupit parlamentar te PS-së, Taulant Balla Berisha tha se publikisht në Shqipëri dhe në OKB ka qenë kundër embargos se penalizonte Kosovën.

“Sali Berisha ka marrë çdo masë kundër kontrabandës veçse furnizimit me të gjitha armët e mundshme të Bosnjes e Kroacisë”

Tritan Shehu e quajti një ditë të hidhur për shqiptarët. Ku është parlamenti i vetëm që nuk voton rezolutën e na vendos damkë të rëndë.

Rrëzohet rezoluta që dënon genocidin në Srebrenicë.
Rrëzohet rezoluta që dënon genocidin në Srebrenicë.