Rama takon Erdoganin: Gati projektet konkrete për përballimin e krizës energjetike dhe ushqimore…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Rama është pritur në takim nga Erdogan ku ka folur për projekte konkrete. 

Rama bën me dije se gjatë këtij takimi ai dhe presidenti turk kanë biseduar për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

Rama ka shpërndarë edhe një foto duke shtrënguar duart me presidentin turk. 

Kryeministri shqiptar mori pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave të pesta të Solidaritetit Islamik, të organizuar në provincën qendrore të Konias më 9 gusht.

Erdogan inauguroi hapjen zyrtare të lojërave ndërkombëtare.