Rama: Fasha prej 800 KWH nuk do të zbatohet as në dhjetor…

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike të dielën tha ndër të tjera se nuk do të ketë zbatim të fashës 800 KWH as në muajin dhjetor.

“Për çështje dy tre ditësh ministrja e energjisë do të informojë publikun me qëndrimin tonë. Besoj se në kushtet kur kemi pasur reshje asnjëhere të mjaftueshme për hir të së vertetës, nuk jemi në drejtim të vendosjes së fashës për muajin dhjetor, të paktën nga informacionet që unë kam. Megjithatë informacionin e plotë do ta japë ministrja“, u shpreh kryeministri.

Në shtator Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi rritjen e çmimit për fashën mbi 800 KWH në 42 lekë/kwh (nga 9.5 që është sot) për periudhën tetor-dhjetor, si një masë për tu përballur me krizën energjetike që erdhi nga çmimet e larta të importit, që kaluan 500 euro/mwh, Kjo masë prekte deri në 12% të familjeve në muajt e dimrit, kur konsumi rritet.

Enti u tërhoq nga vendimi në tetor dhe nëntor për shkak të përmirësimit të situatës hidrike që shtoi prodhimin e naftës në vend si dhe uljes së konsumit të energjisë në vend.