PS nis degjesat publike për drejtuesit e Njësive në Bashkinë Shkodër…

Partia Socialiste e Shkodrës ka nisur dëgjesat publike për përzgjedhur edhe kryetarët e njësive administrative në radhët e socialistëve.

Njësia Bërdicë ka qënë ndalesa e parë e dëgjesave publike ku kanë garuar tre kandidatë, Lela Bërdica, Elvis Brahimi dhe Elsid Mlloja.

Në dëgjesën e parë e pranishme ka qënë edhe drejtuesja politike e Qarkut të Shkodrës Edona Bilali e cila vlerësoi jo vetëm proçesin, por angazhimin e bazës së socialistëve si e vetmja garanci për fitore në zgjedhje.

Nga ana tjetër dy bashkëkryetarët e PS në Shkodër, Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti evidentuan rëndësinë e këtij proçesi i cili synon gjithëpërfshirjen e të gjithë socialistëve.

Ndërkohë nga për kandidatët, ato kanë kërkuar besimin dhe mbeshtetjen për të dhënë më të mirën e tyre në Partinë Socialiste në Njësinë Bërdicë në Bashkinë Shkodër