
Mësuesit që do të angazhohen në programin “Pas Shkolle” do të përfitojnë 1000 lekë për çdo orë pune.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se pagesa e parashikuar është dyfishuar, duke kaluar nga 500 në 1000 lekë për orë. Sipas saj, thirrja mbetet e hapur jo vetëm për mësuesit aktivë, por edhe për mësues në pension dhe specialistë të fushave të ndryshme.
“Këshilli i Ministrave vendosi që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruar në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. ishte parashikuar në 5 dhe kemi arritur në 10.
E hapim listën e bashkëpunëtorëve jo vetëm për mësuesit që janë pjesë e sistemit, për mësues që janë në pension dhe janë aktivë, specialistë të ndryshëm të artit, muzikës, për artizanë që të bëhen pjesë e programeve jashtëshkollore ku shkollat sot do të kenë fondin e disponueshëm për të shpërblyer në mënyrë dinjitoze këta bashkëpunëtorë që vijnë nga komuniteti”, dekalroi ministrja Kumbaro.




