Ministrja Bilali ka një përgjigje për kush e pyet për agazhimin që ajo merr për mbeshtetje të festivaleve dhe aktiviteteve…

Pse merresh me festivale/aktivitete? Ti na ke premtuar më shumë të ardhura për Shkodrën…

E kam dëgjuar disa herë këtë pyetje gjatë këtyre muajve dhe po e ilustroj me aktivitetin e radhës që jam duke mbështetur, festivalin e parë të këtij lloji në Shqipëri: atë të skulpturave të rërës, LAS🤩.

Në dhjetor 21’ , si deputete e Qarkut Shkodër, organizova një konkurs fotografie 📸“Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës” me synim promovimin e fotografëve dhe të monumenteve të shumta që ka Qarku Shkodër. Pas shpalljes së fituesit, gjatë një kafeje me artistët diskutuam për mënyrat e ndryshme si mund të promovojmë më tutje Shkodrën.

I ofrova asistencë FALAS 🤝nëpërmjet skuadrës së projekteve që artistët të fokusoheshin vetëm tek idetë kreative (nuk jemi më ne 96’ kur e thoje me gojë idenë dhe hapej thesi i parave ❌, duhen projekt propozime dhe te plotësohen kriteret në çdo thirrje ✅). Shumë ide u thanë atë ditë, por fatkeqësisht thuajse të gjitha mbetën aty, në tavolinën e kafes. Thuajse, sepse njëra nga artistet shkoi përtej 🙌.

E kam fjalën për artisten e talentuar Beskida Kraja ⭐. Shkodrania vjen nga një familje artistesh ku babai i saj, skulptori Skënder Kraja ka lënë shenjë me artin e tij. Beskida, megjithëse artiste ndërkombëtare që e ndan jetën mes Athinës e Milanos, kokën e ka pas tek Shkodra😊. Kemi të përbashkët “pikën e dobët”, Velipojën, e kështu bisedë pas bisede një ide po kthehet në një aktivitet unik në llojin e tij 🤩, që zgjat 4 ditë në Velipojë në datat 24-27 gusht.

Një falënderim për Ministren e Kulturës @elvamargariti dhe stafit që ajo drejton për miratimin dhe financimin e këtij projekti🙌. Një falenderim edhe për të gjithë skuadrën dhe vullnetarët, të cilët po kujdesen “prapa kuintave” që aktiviteti të jetë aq madhështor sa artistja që e ka projektuar 👏🏻.

Një falënderim edhe më të veçantë e kam për bizneset, të cilët i shtohen mbështetjes financiare të festivalit 🤝. Në këto kohë krize, jemi të gjithë tē ndërgjegjshëm për vështirësitë e shtuara. Ndaj, mirënjohje për të gjithë që po kontribuojnë në këtë festival apo kush ka kontribuar në aktivitetet më përpara të realizuara sepse vërtetojnë që nuk i mungon asnjëherë përgjegjësia sociale për të ndikuar pozitivisht në komunitetin ku jetojnë ✔️.

Ka një numër të madh aktivitetesh të planifikuara përgjatë datave 24-27 gusht në LAS festival, si:

✔️ndjekja e krijimit të veprave nga artistët ndërkombëtarë 👩‍🎨🌅🏖

✔️këndi i fëmijëve ⛹️🤸‍♀️🤼‍♂️

✔️animatorë socialë🤹‍♀️🎭

✔️sporte ujore dhe në rërë🤽🚣🏄‍♀️🏊‍♀️

✔️kinema🎬

✔️festë për rininë 💃🕺🎉

✔️këndi i sigurisë rrugore i DPSHTRR 🚦🚧

✔️masterklasa 📖📝

✔️kënde ekspertësh 💡etj.

Megjithëse jemi ende në fazë përgatitore rezultatet që presim janë:

👉Velipoja 📍futet në hartën ndërkombëtare 🌏të vendeve që realizojnë aktivitete të ngjashme duke na ekspozuar ndaj target grupeve të ndryshme turistësh në vijim;

👉Fluks i shtuar 📈në Velipojë do të thotë më shumë para💰që qarkullon dhe qëndron tek operatorët lokalë;

👉Promovimi i aktivitetit nga vizitorët bën që të promovohet i gjithë plazhi 🏖;

👉Paralelisht me festivalin, disa biznese do të jenë duke ofruar shërbimet e tyre komplementare si: aktivitetet e dedikuara për fëmijë🎈 , festat 🎊, ushqimi 🍴, e pijet 🍸🍹)etj duke krijuar të ardhura 💰edhe për to.

Ndaj, herë tjetër kur t’pyesni pse merret një deputet me këto aktivitete, ju ftoj të lexoni sa më sipër dhe ta sfidojmë veten për më shumë 💪!