Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, Berisha “zë” vendin e Bashës…

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në Selinë e PD. Mbledhja është duke u zhvilluar në sallën ku deri para pak kohësh zhvillonte takimet ish-kryetari Lulzim Basha.

Në fotot nga brenda mbledhjes të dërguara nga gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj, shihet se mbledhjen e drejton ish-kryeministri Sali Berisha, i cili qëndron në të njëjtën karrige ku më parë qëndronte Lulzim Basha.