Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, merr pjesë ish-kryeministri Sali Berisha…

Këtë të enjte kreu i grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Albeaj, ka thirrur mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërkohë mësohet se sikurse njoftoi edhe dje në deklaratën për mediat se do të ishte i pranishëm, ka mbërritur në seli ish-kryeministri, Sali Berisha,  edhe pse zyrtarisht nuk i ka ardhur një ftesë. Po ashtu të pranishëm do jenë edhe deputetët e PD Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond  Spaho dhe Luan Baçi të përjashtuar nga ish-kryetari Basha.

“I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit”, tha Berisha ditën e djeshme.

Kjo është mbledhja e parë që zhvillohet pas vendimit të Gjykatës së Tiranës , e cila regjistroi statutin e Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit. Tashmë zyrtarisht dhe ligjërisht Komisioni i Rithemelimit është ai që drejton Partinë Demokratike.