Mark Molla merr zyrtarisht postin e administratorit të universitetit “Luigj Gurakuqi”…

Shpërndaje

Bordi i Administrimit i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me urdhër të kryetarit Prof. Asoc. Dr. Ardian Leka, ka miratuar emërimin e Mark Ndoci Mollës në detyrën e administratorit të institucionit. Vendimi u mor në mbledhjen e datës 23 prill 2026, pas përfundimit të procedurave të konkursit publik dhe shqyrtimit të ankesave.Sipas vendimit të Bordit:– Mark Ndoci Molla emërohet administrator i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”;

– Kontrata e punës do të lidhet brenda 7 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit;

– Marrëdhëniet e punës nisin menjëherë, ndërsa ato financiare në momentin e paraqitjes në detyrë;

– Pas nënshkrimit të kontratës dhe fillimit të detyrës, do të kryhet deklarimi pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër;

– Zbatimi i këtij vendimi i ngarkohet strukturave përkatëse, përfshirë Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore, Protokoll-Arkivën dhe Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit.


Vendimi hyn në fuqi menjëherë.


Shpërndaje