Majlinda Angoni rikthehet në postin e prefektit…

Majlinda Angoni rikthehet në postin e prefektit të qarkut Shkodër.

Ajo ka shërbyer dhe më parë në këtë detyrë, por më 7 shkurt ajo u largua nga Prefekura për të garuar për kryetare të Bashkisë Shkodër.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Angoni doli e dyta në Bashkinë e Shkodrës. Ajo kishte kundër kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Bardh Spahia dhe kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.