
Gjatë konferencës arsimore me temë “Cilësia dhe Sfidat e Arsimit në Nivel Vendor”, e organizuar nga Zyra Vendore Arsimore Shkodër, u vunë në dukje si prioritare çështjet e gjithëpërfshirjes dhe forcimit të lidershipit në shkolla, të cilat u cilësuan ndër sfidat më të mëdha aktuale.
Në fjalën e tij, rektori theksoi se, pavarësisht vështirësive me të cilat përballet institucioni, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” duhet të mbetet zgjedhja e parë për maturantët e qarkut dhe më gjerë.
Ndërkohë, institucionet arsimore në nivel qarku ritheksuan angazhimin për të garantuar mbështetje të vazhdueshme, duke vendosur theks të veçantë te siguria dhe mirëqenia e nxënësve.
E zhvilluar në kuadër të Javës së Mësuesit, konferenca krijoi një hapësirë diskutimi dhe reflektimi mes profesionistëve të arsimit, me synim rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e standardeve në shkollat e qarkut Shkodër.






