Komunizmi në kurrikula/ Autoriteti i Dosjeve kërkon zgjerimin e temave të kujtesës historike në tekstet mësimore…

Shpërndaje

Nga viti i ardhshëm shkollor, temat që lidhen me diktaturën komuniste do të përfshihen më gjerësisht në tekstet mësimore.

 Kjo vjen pas rekomandimeve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili ka konstatuar mangësi në trajtimin e kësaj periudhe në kurrikulat shkollore.

Përgjegjësja e projekteve studimore, Brunilda Çërraga, thotë se institucioni ka kërkuar që historitë e lidhura me kujtesën dhe të kaluarën komuniste të jenë më të pranishme në programet mësimore.

Ky proces ka nisur tashmë në disa klasa dhe do të zgjerohet gradualisht edhe në të tjerat.

Qëllimi është që nxënësit të njohin më mirë periudhën e komunizmit dhe ndikimin që ajo ka pasur në historinë e vendit.

Shpërndaje