“Java Ndërkombëtare” në Universitetin e Shkodrës: Një prioritet strategjik për bashkëpunimin akademik…

Shpërndaje

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po pret për vitin e dytë radhazi “Javën Ndërkombëtare”, një nismë kjo që sjell në qytet përfaqësues të institucioneve partnere nga vende të ndryshme të Evropës.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë hapëse, rektori Tonin Gjuraj theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit me universitete evropiane dhe më gjerë, përmes marrëveshjeve afatgjata, mbetet një prioritet kyç për rritjen institucionale të universitetit.

Programi i kësaj jave përfshin jo vetëm panele mbi ndikimin e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë dhe sesione kushtuar lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit akademik, por edhe aktivitete të tjera shoqëruese.

Ndërkombëtarizimi është në qendër të strategjisë zhvillimore të Universitetit të Shkodrës, i cili bashkëpunon me institucione prestigjioze në Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Holandë, Republikën Çeke dhe Letoni, duke ndërtuar kështu ura të qëndrueshme për të rritur cilësinë akademike dhe shkëmbimin e përvojave.

Shpërndaje