Gara për kreun e PD Shkodër, 4 kandidatët pozojnë së bashku…

Demokratet e Shkodrës vendosin sot me votë zgjedhjen e kryetarit të PD Shkodër, proces ky i udhëhequr nga komisioni i Rithemelimit. Në garë kanë mbetur 4 kandidatë nga 9 që ishin përzgjedhur.

Pesë kandidatët që u tërhoqen nga gara janë: Arjan Peraj, Ardit Çylybyli,Emiljano Çekini,Ergys Ivziku dhe Ted Kopliku.Në garë janë Arben Ismajl Lushaj, Elvis Antonio Deda, Gjenarin Ndoc Kapari, Vildane Xhemshit Gushta.Emri më i përfolur për të fituar këto zgjedhje është ai i Arben Lushaj.