
Mark Molla është zgjedhur administratori i ri i Universitetit të Shkodrës.
Ai fitoi me rezultatin 6-1 në votimin e Bordit të Administrimit, pas një mbledhjeje maratonë që zgjati rreth 5 orë dhe u shoqërua me debate të forta.
Me këtë rezultat, Molla merr zyrtarisht drejtimin administrativ të universitetit.




