Drejtori i Policisë vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: Erdha si prind e si qytetar…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë një vizitë ngushëlluese në familjen e avdia dy ditë pas tragjedisë.

Në një fjalë të shkurtër për mediat Nano ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet për familjarët dhe ka falenderuar familjarët që kanë lënë mënjanë ngjyrimet politike.

Erdha si prind, si qytetar” – tha ai.

Dy ditë më herët, vajza e mitur e familjes Avdia u vra në Himarë nga një jet lundrues në breg të detit teksa ishte me pushime me prindërit e saj.

Mjeti lundrues drejtohej nga një efektiv policie, Arjan Tase.