Dështojnë Primaret në Malësinë e Madhe, Stërkaj: Disa kandidatë nuk plotësuan kriteret! Problemet do të shuhen…

Procesi i Primareve ka dështuar në Malësinë e Madhe. Ferdi Stërkaj, një nga kandidatët për primaret në këtë degë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se procesi nuk po zhvillohet pasi disa kandidatë nuk kanë plotësuar kriteret.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Stërkaj tha se problemet në këtë degë do të shuhen dhe zgjedhjet në Malësinë e Madhe do të zhvillohen pas disa ditësh.

“Në Malësinë e Madhe nuk po zhvillohet procesi i primareve për disa mosplotësime të kritereve nga kandidatët. Janë shtyrë për një fazë të dytë dhe është hapur dhe një herë gara për propozimet. Disa kandidatë janë penalizuar për prishje të procesit dhe kjo ka kaluar në komisionin e disiplinës. janë rifreskuar dhe një herë që të ketë edhe më shumë propozime që zgjedhjet të mos jenë të njëanshme dhe të imponuara. Ne do të shkojmë më të bashkuar se asnjëherë në zgjedhjet e 14 majit. Problemet do të shuhen, për punë ditësh dhe në Malësinë e Madhe do të zhvillohen zgjedhjet”.