Bashkia Shkodër, 246 qendra votimi…

Teksa na ndajnë edhe 3 ditë nga proçesi zgjedhor, KQZ ka sjellë një pjesë të materialeve. Monitorët, dhomat e fshehta të votimit dhe kamerat kanë mbërritur në çdo KZAZ në Shkodër janë 246 qendra votimi të ndarë në 4 Komisione të Administrimit Zonal. KZAZ nr. 2 mbetet më e madhja me 109 qendra votimi që perfshijnë njesitë administrative nga Velipoja deri në Dukagjin. Kryetari i KZAZ Sahdi Neza i druhet kushteve atmosferike, ku për të ardhur nga Dukagjini kutitë e votimit vonojnë 3-4 orë.

Në KZAZ 4 janë 46 qendra votmi, dhe përfshin pjesën verilindore të qytetit. Komisionerët janë gati dhe shpresohet për një proçes të rregullt zgjedhor.

Sipas njoftimit të KQZ në Bashkinë Shkodër janë rreth 170 mijë qytetar me të drejtë vote, banues në territorin e Bashkisë Shkodër ndonëse një pjesë e tyre janë në emigrim.