Balla: Të hetohet nga SPAK non grata e Berishës. Tabaku: Kërkoje edhe për të shpallurit në PS…

Taulant Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit ka kërkuar edhe njëherë që SPAK të nisë hetimet për Sali Berishën. Balla tha se duhet të merren dokumentet nga SHBA, ku ish-kryeministri është shpallur non grata për korrupsion.

Ndërkaq, kryetarja e këshillit Jorida Tabaku i tërhoqi vëmendjen se të njëjtën thirrje duhet të bëjë edhe për persona në PS, që gjithashtu janë të shpallur nga DASH për krime zgjedhore. Socialisti i bëri gjithahstu thirrje Prokurorisë së Posaçme të hetojë 21 Janarin.

Pjesë nga diskutimi:

Taulant Balla: Pyetja ime zoti Prokuror i Përgjithshëm është Përse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 janarin dhe nuk bën transparente korrupsionin në Gërdec. Dhe tjetra që dua të theksoj mosndëshkimin brenda niveleve të larta. SHBA-të kanë përcaktuar publikisht Sali Berishën për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në cilësinë , si shpërdorim i fondeve publike, përdorim pushteti për përfitime personale, shpërdorim detyre thotë kodi penal në Republikën e Shqipërisë. Tani Prokuroria Shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim?

Jorida Tabaku: Të fokusohemi te çështja e integrimit…

Taulant Balla: Lidhet edhe kjo me integrimin

Jorida Tabaku: Ka edhe non grata të tjerë.

Taulant Balla: Ruani qetësinë se kjo është fjalë ë rëndësishme që kemi detyrim ndaj shqiptarëve. SHBA është partneri strategjik dhe duhet t’i marrin seriozisht dokument e SHBA. Sali Berisha është përfshirë në vepra korruptive, shpërdorim detyre për të pasuruara aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij. Prokuroria shqiptare ka regjistruar ndonjë propcedim penal? I ka çuar ndonjë letër porosi SHBA-ve t’i pyesë. Kredibiliteti ynë dhe këtu po e mbyll këtu kryetare, natyrshëm vura këtë sepse një non gratë tjetër është hetuar nga prokuroria. Kemi rastin e ish prokurorit të përgjithshëm dhe është bërë puna. Në këtë këndvështrim unë mendoj se ky raportim duhet të jetë konkret jo me ato diskutimet që jemi të gjithë dakord.

Jorida Tabaku: Unë shpresoj që këtë mendin ta ndani edhe për persona non grata të PS meqë shpallja lidhet me krime zgjedhore. Kjo thirrje që iu bë SPAK sot ti bëhet për raste të tjerë publikë.