Angoni: Kjo është fitorja më e madhe për Shkodrën…

Mirënjohje për bashkëqytetarët e Bashkisë Shkodër që treguan edhe njëhere kulturë dhe qytatari duke u bërë pjesë të një procesi zgjedhor të lirë, e pa asnjë incident.

Mirënjohje për të gjithë komisionerët, anëtarët, simpatizantët dhe strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës që në këto ditë fushate u angazhuan në këtë proces.

Populli shkodran foli dhe vendosi përmes ushtrimit të votës. Në këtë fazë të rëndësishme, jam besimplotë se vullneti i tij do të numërohet me përpikmëri duke zbatuar vetëm ligjin me qëllim që ky proces të shkojë me sukses deri në fund.

Kjo është fitorja më e madhe për Shkodrën 🇦🇱