Ambasadori i Francës në Serbi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE…

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, ka deklaruar sot se nuk e mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e quajtur “veprim të njëanshëm.”

Diplomati Cochard ka thënë se mbështesin përpjekjet e Miroslav Lajcak dhe ftesën që kancelari gjerman i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic. Sipas medieve kosovare, ai ka thënë.

Franca nuk e mbështet Kosovën në këtë pikë.

“Ne mbështesim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, mbështesim ftesën e Gjermanisë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare janë: Asociacioni i komunave serbe, energjia dhe çështjet e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, ka thënë ambasadori i Francës në Serbi në një intervistë për TV Nova S.