Keydata: Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, arrijnë gati 2.2 mijë euro/m² në mars…

Shpërndaje

Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në Tiranë. Deri në muajin mars 2026, çmimi mesatar për apartamentet ka arritur 2,141 euro/m².

Çmimi median ka arritur 2,046 euro për metër katror.

Të dhënat për ecurinë e çmimeve mesatare të apartamenteve nga 2005 deri në 3-mujorin e parë të 2026-s  janë publikuar në indeksin “Keydata Albania” të “Çelësi Media Group”.

Indeksi përfshin një përzierje të dhënash, përfshirë çmimet e apartamenteve të rishitura dhe të reja, megjithatë shumica e tregut që pasqyrohet në indeks është bazuar në çmimet e apartamenteve të rishitura.

Në 7 vite, çmimet e apartamenteve në Tiranë rezultojnë se janë dyfishuar.

Krahasuar me 3-mujorin e parë të 2019-s, periudhë kur nisi përshpejtimi i rritjes, çmimet mesatare të apartamenteve në 3-mujorin e parë të 2026 janë bërë dy herë më të larta. Nga 964 euro për metër katror, çmimi mesatar arrin në nivelin e 2,141 eurove për metër katror apo 122% më shumë.

Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, dhe çmimi mesatar ishte 664 euro/m², rritja e çmimeve është rreth 222% më shumë.

Çmimi mesatar i apartamenteve në 21 vite është mbi trefishuar krahasuar me vitin 2005.

Ndryshime të çmimeve mesatare të apartamenteve ka pasur edhe për tre zonat kryesore të analizuara nga indeksi.

Në zonën e ish – Blloku çmimi mesatar i shitjes ka arritur 3,003 euro për metër katror deri në muajin mars 2026 nga 1,574 euro për metër katror që ishte çmimi në 3-mujorin e parë të 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 4 viteve më parë çmimi mestar në këtë zonë është rritur me 90%.

Brenda Unazës së Vogël të Tiranës ,çmimi mesatar ka arritur 2,431 euro për metër katror nga 1,269 euro që ishte në 3-mujorin e parë të 2022. Edhe në këtë çmimet janë rritur rreth 92% krahasuar me 4 vite më parë.

Shtrenjtim të çmimeve ka pasur edhe për apartamentet jashtë Unazës së Vogël. Në këtë zonë regjistrohet çmim mesatar prej 2,022 euro për metër katror nga 1,056 që ishte në 3 mujorin e parë të 2022. Rritja me 91.4%.

Sipas raportit në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën e tremujorëve 2020-2026. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.

Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2026, çmimi real i shitjes së apartamenteve në Tiranë është rritur me 117%. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2020-2026 përllogaritet në 77.3%.

Referuar grafikut të mësipërm, kurba e indeksit të çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë ka pësuar fluktuacione të pakta përgjatë kësaj periudhe kohore, mes të cilave do të nënvizonim:

Momentet kryesore të rritjes janë listuar si më poshtë:

Tremujori i tretë 2020 deri në tremujorin e dytë 2023; indeksi është rritur me: 3.17%; 2.2%, 0.41%, 0.69% dhe 0.63%, 1.89%, 0.85%, 1.70%, 5.56%, 3.00%, 0.72% dhe 6.24% përkatësisht nga njëri tremujor në tjetrin. Nga tremujori i tretë në tremujorin e kartër indeksi është rritur me një përqindje më të lartë, përkatësisht me 21%, nga tremujori i katërt në tremujorin e parë 2024, indeksi është rritur me 10.09%, nga tremujori i parë në të dytë 2024, indeksi është rritur me 2.26% dhe nga tremujori i dytë në atë të tretë është rritur me 4.19%. Periudha aktuale, tremujori i dytë 2025 shoqërohet me një rritje me 23% krahasuar me tremujorin e parë 2025, ndërsa tremujori i tretë krahasuar me tremujorin e dytë është rritur me një përqindje shumë të vogël, 0.91%. Në tremujorin e parë 2026, çmimet reale të shitjes janë rritur me 9.5% krahasuar me tremujorin e fundit 2025.

Rënie në indeks vërehet nga tremujori i parë në tremujorin e dytë 2020, një rënie me  2.37 % në indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë, një rënie me 1.04% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2023, një rënie në periudhën aktuale nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2024 me 2.57% dhe nga tremujori i fundit 2024 në tremujorin e parë 2025 me 5.26%. Tremujori i fundit 2025 është shoqëruar me një rënie në indeksin e shitjes së apartamenteve në Tiranë me 3.1% krahasuar me tremujorin e tretë 2025.

Në Grafikun 2 më sipër paraqitet çmimi mesatar real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën e tremujorëve 2020-2026, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2026, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,030 €/m– 2,141 €/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 984 €/mnë 2,046 €/m2.

Në tremujorin e parë 2026, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 2,141 €/m2 dhe 2,046 €/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e fundit 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 2.4% dhe çmimet mediane janë rritur me 4.5%.

Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.

Në Grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (Euro/m2) në zonën brenda Unazës së vogël për periudhën e tremujorëve 2020-2026. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,128 – 2,478 €/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,074 – 2,282 €/m2.

Një tendencë e vogël rënëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e parë 2026. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 2,431 €/m2; çmimi median përllogaritet në 2,282 €/m2. Krahasuar me tremujorin e fundit 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë ulur me 1.9% dhe çmimet mediane janë rritur me 1.3%.

Në Grafikun 4 është paraqitur kurba e evoluimit të çmimit mesatar real dhe medianës së  çmimeve (Euro/m2) të apartamenteve në zonën e Bllokut. Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të konsiderueshme duke variuar në intervalin 1,462€/m2-3,003€/m2 ndërsa çmimet median brenda intervalit 1,387€/m-3,004€/m2.

Një rënie e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2020, 13.7%, shoqëruar më pas me një rritje me të madhe me 20.7% krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 3.2 % nga tremujori i katërt 2020 në tremujorin e parë 2021 shoqëruar më pas me një rritje me 6.2% dhe sërisht një rritje me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021, me një rënie nga tremujori i tretë në të katërt me 1.4%, nga tremujori i parë në të dytë një rritje me 9.8% dhe një rritje me 13.4% nga tremujori i tretë në tremujorin e fundit 2022. Përsa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të parë 2026, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 3,003€/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 3,004 €/m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e katërt 2025 kanë pësuar një rritje me 1.8% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 9.7%.

Në Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/m2 të apartamenteve në zonën jashtë Unazës së vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 959 €/m2 deri në 2,022 €/m2 në tremujorin e parë 2026. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 930 €/m– 1,951€/m2.

Tremujori i parë 2026 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Ҫmimet reale mesatare përllogariten në 2,022 €/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 1,951€/m2, duke pësuar një rritje me 3.3%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 5.7% krahasuar me tremujorin e katërt 2025.  / D.Azo/Monitor

Shpërndaje