Bordi i Universitetit të Shkodrës vendos: Mark Molla vijon detyrën edhe për një vit…

Shpërndaje

Bordi i Universitetit të Shkodrës zhvilloi këtë të hënë një mbledhje pas kërkesës së paraqitur nga Tonin Gjuraj, në lidhje me statusin e administratorit të universitetit, Mark Molla.

Sipas burimeve, diskutimi u fokusua te fakti që administratori i zgjedhur së fundmi kishte arritur moshën e pensionit, çka ngrinte nevojën për lirimin nga detyra.

Në përfundim të mbledhjes, bordi vendosi t’i shtyjë me një vit afatin e pensionimit Mark Mollës, duke i hapur rrugë vijimit të tij në krye të administratës së universitetit.

Mark Molla ishte shpallur fitues i garës për postin e administratorit të Universitetit të Shkodrës më 24 prill të këtij viti.

Shpërndaje