
Dy pedagoge të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” janë pranuar zyrtarisht si bashkëudhëheqëse të studimeve të doktoratës në Austri. Prof. As. Dr. Albana Boriçi dhe Prof. As. Dr. Bresena Kopliku shënojnë kështu një arritje të rëndësishme në kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit.
Ky bashkëpunim me institucione të arsimit të lartë austriake krijon mundësi të reja për kërkim shkencor, shkëmbim përvoje dhe rritje të cilësisë së studimeve të ciklit të tretë, në funksion të pedagogëve dhe doktorantëve të UNISHK.
Një vit më parë, falë ndërmjetësimit të znj. Edona Bilali, ish-deputete dhe aktualisht zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u hapën dy programe doktorale në bashkëpunim me palën austriake, duke vendosur bazat e këtij partneriteti akademik.
Aktualisht, bashkëpunimi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, duke forcuar më tej pozicionin e Universitetit të Shkodrës në hapësirën akademike europiane.






