Botim i ri në Ditën e Alfabetit: “36 mësime shqip–anglisht (A–Zh)” nga Irida Hoti…

Shpërndaje

22 Nëntori, Dita e Alfabetit, këtë vit shënohet me një botim të ri kushtuar mësimit të gjuhës shqipe.

Studiuesja dhe pedagogia shkodrane Irida Hoti prezanton librin “36 mësime shqip–anglisht (A–Zh)”, një metodë e ndërtuar sipas çdo shkronje të alfabetit, e cila përfshin fjalor, dialogë, ushtrime gramatikore dhe materiale audio. Ky libër synon t’u vijë në ndihmë fëmijëve të diasporës dhe të huajve që duan të mësojnë shqipen.

Hoti njihet për kontributin e saj të gjerë në gjuhësi, duke qenë autore e monografisë “Gjuhësia e zbatuar”, bashkautore në 17 botime të tjera, si dhe në tekste shkollore, universitare dhe në fjalorin e termave të edukimit.

Shpërndaje