
Në sistemin arsimor shqiptar janë mësuesit ata që mbajnë gjallë dashurinë për dijen dhe për fëmijët.
Një prej tyre është Anida Hasani, mësuese biokimie, me 25 vite përvojë në shkollat 9-vjeçare të Shkodrës.
Për të, këto vite kanë qenë një udhëtim i gjatë mes sfidave, përkushtimit dhe dashurisë për profesionin.
Përmes shembujve praktikë dhe mënyrave të thjeshta të shpjegimit ajo arrin ta kthejë lëndën e biokimisë në një orë mësimi të bukur, ku fëmijët mësojnë duke zbuluar.
Puna me fëmijët për të mbetet burimi më i madh i motivimit.
Çdo ditë në klasë është një mundësi për të dhënë jo vetëm dije, por edhe dashuri, durim dhe frymëzim.
Anida Hasani, me punën e saj, tregon se dashuria për arsimin nuk njeh vite, por vazhdon me po atë pasion si në ditën e parë.
Kjo është dhe arsyeja që e mban të lidhur me profesionin fisnik të mësuesisë.
Ajo mbetet shembull i mësueses që punon me zemër.




