Shkodër/ “Arben Broci” drejt zgjerimit dhe shndërrimit në Qendër Formimi Profesional…

Shpërndaje

Në shkollat e Bashkisë Shkodër është vënë re një ulje e numrit të përgjithshëm të nxënësve për vitin e ri shkollor, fenomen që shtrihet edhe në arsimin profesional, ku regjistrimet janë ende në proces.

Në gjimnazin profesional “Arben Broci”, ky vit ka nisur me rreth 90% të nxënësve të vitit të kaluar. Sipas drejtuesve, megjithatë, pritet që deri në mbylljen e afatit të regjistrimeve, shifra të jetë më e lartë se një vit më parë.

Kjo shkollë ka pësuar ndër vite rikonstruksion dhe zgjerim, duke u pajisur me laboratorë bashkëkohorë për gjashtë drejtime të ndryshme. Degët më të kërkuara mbeten ato të transportit, teknologjisë së informacionit, elektricitetit dhe hidraulikës.

Drejtori nënvizon si përparësi lidhjen e fortë të shkollës me tregun e punës. Ndërkohë, gjatë këtij viti pritet të vihet në zbatim një projekt i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit që synon ta kthejë shkollën në një Qendër Multifunksionale të Formimit Profesional.

https://www.facebook.com/share/v/19qbgbuNqB

Shpërndaje