
Sot në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës u zhvillua me sukses Konferenca Studentore e organizuar nga Departamenti i Gjeografisë, me temë: “Zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe kulturore të rajonit të Shkodrës.”
Ky aktivitet synoi të promovojë kërkimin shkencor dhe përfshirjen aktive të studentëve në fushën e gjeografisë, duke krijuar një hapësirë për prezantimin e projekteve dhe punimeve të tyre kërkimore me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore.
Në hapjen e konferencës përshëndetën Drejtorja e Departamentit të Gjeografisë, Flora Gjoni dhe Zv. Rektorja e Universitetit, Blerta Dragusha.
Studentët pjesëmarrës dhe temat e trajtuara ishin:
- Albana Kraja – “Problemet mjedisore të krijuara nga turizmi masiv në Parkun Kombëtar të Thethit”
- Xherardo Nikjari – “Migracioni shqiptar në Argjentinë (shek. XIX–1945): një vështrim historik mbi diasporën shqiptare”
- Fatjon Vataj – “Agroturizmi si model për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”
- Selvana Kukaj – “Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Pukë. Mundësitë dhe sfidat”
- Ersida Qahi – “Fijet e trashëgimisë kulturore përmes artizanatit në rajonin e Shkodrës”
Konferenca shërbeu si një platformë për ndarjen e ideve dhe nismave që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e identitetit lokal, duke nxitur mendimin kritik dhe përfshirjen qytetare të të rinjve.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve për kontributin në një aktivitet me vlera akademike dhe shoqërore.












