Artan Lame largohet nga detyra e drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Në vend të tij, do të emërohetDallëndyshe Beci, e cila ka mbajtur detyrën e kreut të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Sipas informacioneve nga institucioni i Kadastrës, Lame ka paraqitur dorëheqjen, të cilën e ka argumentuar “për shkaqe personale”.
Artan Lame u emërua në krye të Agjensisë së Kadastrës, afro 4 vjet më parë, menjëherë sapo kjo agjensi u krijua, duke bashkuar ALUIZNIN me Hipotekën. Përpara se të vendosej në postin e Drejtorit të Kadastrës, prej shumë vitesh Lame ka qenë në krye të ALUIZNIT.