Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, ajo thotë se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij.
Sipas Topallit ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.
Postimi i plotë i Topallit:
Nga sot , kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozites.
Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse. Nga Sot , opoziten e emeron qeveria. Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem.
Dhuna brutale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada.Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen.