Pas bashkisë së Vau-Dejësit, Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatin e dytë për zgjedhjet vendore të 14 majit për qarkun e Shkodrës.
Tonin Marinaj është konfirmuar si kandidat për kryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe duke nisur kështu rrugëtimin drejt mandatit të tretë në krye të këtij institucioni. Emri i Marinaj u zyrtarizua në takimin me strukturat e kësaj bashkie nga drejtuesja politike e qarkut Shkodër Elisa Spiropali në praninë edhe të ministres Edona Bilali deputetëve Paulin Sterkaj dhe Agron Çela.
Deputeti Paulin Sterkaj ka theksuar se fitorja për Tonin Marinaj , është një vazhdimësi për të miren e M.Madhe. Në fjalët e tyre pershëndetëse Edona Bilali dhe Agron Çela treguan se gjithnjë qeveria Rama do të mbështesë fitoren e Tonin Marinaj, madje shtuan se duhet punuar me këtë ritem për të fituar dhe Shkodrën me Benet Becin. Vete kreu aktual , dhe njeherazi kandidat për kryetar Bashkie Tonin Marinaj ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe bashkpuniminduke vlerësuar si një garanci për fitorën e mandatit të tretë. Sipas tij thotë në 7 vite e gjysëm punët të cilat janë realizuar në këtë bashki kanë qënë serioze.Më herët PS prezantoi edhe kandidatin e bashkisë Vau-Dejës Kristjan Shkreli, teksa ditët në vijim pritet edhe kandidatura e PS për bashkinë e Shkodrës ku emri më i përfolur është ai i Benet Becit.