Për të tretin vit Qendra Mediatike Faktoje implementoi projektin “40 premtime, 10 bashki”.Gjatë këtij viti në “lupën” e monitorimit të gazetarëve lokalë të Faktoje dhe shqoërisë civile ishin bashkitë Shkodër, Lezhë, Dibër. Durrës,Vorë, Rrogozhinë , Lushnje, Shijak , Krujë dhe Kurbin. Raporti u prezantua sot në shkodër në praninë e gazetqëve , shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Aimona Vogli menaxhere editorial e Faktoje u shpreh se nisur nga ky monitoim niveli i transparencës me publikun i bashkisë Shkodër arrin në 100% duke e rënditur në vendin e parë në 10 bashki në total.
Ndërkohë sa i përket premtimeve elektorale nga 4 premtime, sipas Voglit rezulton se dy prej premtieve janë kategorizuar të pambajtura dhe dy të tjera konsiderohen pjesërisht të mbajtura. Nëe këtë raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse. Në rastin e bashkisë Shkodër rezulton se institucioni nuk e ka filluar ende procesin për ngritjen e Këshillit Vendor Rinor.