Energji dhe frymëzim, ide inovative dhe mbështetje për t’i dhënë më të mirën Shkodrës!
Ishte kjo fryma e takimit që pata kënaqësinë të zhvilloj me të rinjtë dhe të rejat e qytetit, të cilët dijnë jo vetëm të parashtrojnë problematika, por edhe të japin zgjidhje, e të projektojnë aq bukur Shkodrën e të ardhmes.
Kemi aq shumë nevojë që rinia të japë kontributin e vet këtu, e jo të zgjedhë largimin, prandaj i ftova të bëhen zëri i cdo shkodrani dhe të kërkojnë më ngulm më të mirën për qytetin e tyre, përballë kujdo! Kam qënë dhe do të vazhdoj të jem mbështetësi i pakursyer ndaj rinisë, sepse duke punuar për ta, kemi punuar për të ndërtuar një shoqëri të shendetshme dhe një të ardhme të sigurtë për brezat që vijnë. Eshtë e rëndësishme që rinia ta kuptojë forcën e saj, e ta ngrejë fuqishëm zërin, sepse vetëm atëherë bëhet më e lehtë beteja përballë të keqes që sot ka mbërthyer Shqipërinë.