Grupimet brenda PD-së, duket se po ecin paralelisht me prezantimin e kandidatëve të tyre në zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Demokratike, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar sot pasdite në Kurbin, kandidatin për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Genc Doçi.
Në këtë takim prezantues me strukturat drejtuese të degës së PD-së në Kurbin, ka qenë vetë Alibeaj.
Kandidati Doçi, gjatë këtij takimi, nënvizoi në fjalën e tij se Kurbini ka nevojë për ndryshim, me qëllim që qeverisja vendore t’u kthehet qytetarëve dhe jo të funksionojë për pushtetarët e korruptuar. Sipas tij, bashkia e Kurbinit për disa vite me rradhë është mbajtur peng, duke mos e vënë qytetarin në plan të parë.