Tërmeti fatal/ Rama: Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot drejt Turqisë pas tërmetit 7.8 të shkallës rihter që goditi këtë të hënë (6 shkurt) një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë.

Kreu i qeverisë shpreh ngushëllimet ppër familjet e shumta që humbën jetën, dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Twitter.

Një tërmet 7.8 i shkallës rihter ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë me qindra persona, e duke plagosur mijëra të tjerë. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur dhe duke dëmtuar më shumë se 1,700 ndërtesa. Tërmeti i fuqishëm kishte një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep, dhe u shoqërua me 42 pasgoditje.

Shpërndaje